Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan vizitoi Komunën e Novobërdës

Ministri z.Kervan bashkë me kryetarin e komunës shiquan nga afër edhe punimet në projektin “Asfaltimi i rrugës Stanishor – Strazë”, projekt ky i financuar nga MZHR ( në vlerë prej 70,000.00 €).

Ministri z. Kervan shprehu besimin e tij se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe komunës së Novobërdës duhet të vazhdojnë pasi që bashkëpunimi në mes nivelit qendrorë dhe atij lokal do të përmirësojë zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e qytetarëve si dhe do të ndikojnë në zhvillimin lokal. Gjithashtu u diskutua për situatën dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID 19.

Kryetari i Komunës Novobërdës z. Svetislav Ivanoviq, falënderoi ministrin z.Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që po jep Ministria e Zhvillimit Rajonal.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors