Zëvendësministri Nurboja viziton Komunat Gjilan dhe Kamenicë

Temë e takimeve ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Granteve -Programi i Zhvillimit Rajonal PZHR 2020 (investime kapitale për komuna) dhe Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar PZHRB 2020 (grante për biznese) për v.2020, që kanë për qëllim të kontribuojnë në krijimin e kushteve për zhvillimin socio ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës.

Në këto takime kryetarët e Komunave si dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan më hollësisht për Skemën në fjalë, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që për Komunat e tyre të aplikojnë me projekte konkrete kapitale.

Zv.Ministri u falënderua nga kryetarët e këtyre Komunave për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors