MZHR dhe Instituti KLGI mbajnë takim koordinues për realizim të aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2020.

Me këtë rast, të dyja palët i prezantuan njëra tjetrës planet e punës për vitin 2020 dhe shqyrtuan aktivitetet me interesa të përbashkëta për realizim në vitin 2020.

Mbi bazën e planifikimeve vjetore, resurseve humane dhe financiare të cilat i posedojnë, palët listuan një numër të aktiviteteve të cilat mund t’i realizojnë fillimisht në gjashtë (6) mujorin e parë.

Njëkohësisht, të njëjtat u pajtuan që bashkërisht të përgatisin një plan për sigurimin e donatorëve, lidhur me ofrimin e asistencës teknike dhe përkrahjes financiare për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors