MZHR merr pjesë në konferencën “Ditët e Biznesit të Vogël 2019”

Në konferencë të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, ATK, Dogana, KEDS si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të kësaj ane.

Përfaqësuesi nga Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) z. Besim Kamberaj, prezantoj programet e zhvillimit rajonal, të cilat janë me interes për bizneset ku theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështetë bizneset edhe në vitet e ardhshme me qëllim të rritjes së punësimit dhe avancimin e bizneseve.

Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko – privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors