MZHR realizon takim me Institutin KIPRED

Takimi u realizua në ambientet e Institutit KIPRED dhe i cili kishte karakter njoftues, ku palët prezantuan aktivitetet me të cilat merren, diskutuan përvojat dhe shkëmbyen idetë në kontekst të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik, si dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Fushat e mundshme të identifikuara për bashkëpunim ndërmjet tyre, ishin: ngritja e kapaciteteve të gjinisë femërore për hartimin dhe implementimin e projekteve për biznes dhe bashkëpunimi në hartimin e dokumenteve dhe zhvillimin e politikave për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar.

Për fund, të dyja palët u dakorduan për konkretizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët përmes përgatitjes dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit, në ditët në vijim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors