MZHR shpërblehet me çmimin për “Praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë”

Këtë shpërblim, MZHR e pranon në një ngjarje të organizuar Online  nga Zyra e Komisionerit për Gjuhë dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë. Gjatë fjalimit të mbajtur nga përfaqësuesit e dy këtyre të fundit, theksuan se deri tek dhënia e këtij shpërblimi, është realizuar një proces i gjatë i vlerësimit të institucioneve të nivelit qendror, duke u fokusuar në vlerësimin e faqeve zyrtare dhe elektronike/sociale, mbi bazën e kritereve të qarta dhe të aprovuara paraprakisht.

Shpërblimin nga MZHR  në mënyrë virtuale e pranoj znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik,  e cila në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal falënderoj organizatorët për vlerësimin dhe se ky vlerësim është shumë i rëndësishëm dhe një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe duke respektuar plotësisht liritë dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ministria e Zhvillimit Rajonal përveç publikimit në gjuhët zyrtare shqip – serbisht këtë vit ka praktikuar në rrjetet sociale publikimin e informacioneve në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze.

Divizioni për komunikim publik i është mirënjohës dhe falënderues që  gjithmonë gjejnë përkrahje  dhe mbështetje të vazhdueshme nga Ministri z. Enis Kervan, Sekretari i përgjithshëm z.Besim Kamberaj  si dhe për gjithë stafin e MZHR-së.

MZHR mbetet e hapur për bashkëpunim ndaj Zyrës së Komisionerit për Gjuhë, institucioneve tjera dhe partnerëve ndërkombëtar, në kuptim të respektimit të legjislacionit përkatës në fuqi për gjuhët zyrtare dhe përmbushjes së mandatit për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors