Mbahet takimi i Komitetin e Auditimit të Brendshëm në MZHR

Kryesuesi i Komitetit të Auditimit nga MZHR z. Xhevat Sefaj së bashku me dy anëtarët e Komitetit nga shoqëria civile z. Zendullah Gylderen dhe z. Shaqir Haliti   kanë mbajtur mbledhjen e parë të funksionalizimit të Komitetit të Auditimit në MZHR, bazuar në  Ligjin NR. 06/L-021 PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM TE FINANCAVE PUBLIKE dhe UDHËZIMIN ADMINISTRATIV NR. 01-2019 TE MF. PËR FUNKSIONALIZIMIN E KAB.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar drafti i Statutit të Komitetit të Auditimit, janë harmonizuar komentet e Statutit si dhe është dhënë pëlqimi nga anëtarët e Komitetit që ky statut të aprovohet sipas Udhëzimit Administrativ  Nr. 01-2019 te FM. për Funksionalizimin e KAB.

Me funksionalizimin e Komitetit te Auditimit MZHR ka përmbushur edhe një obligim ligjor në përmbushjen e përgjegjësive në raportet financiare dhe informacionet e tjera financiare; sistemet e kontrollit të brendshëm në lidhje me financat, kontabilitetin, pajtueshmërisë ligjore dhe etike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors