Ministri Kervan viziton bizneset përfituese të Rajonit Zhvillimor Qendër

Ministri Kervan  këtë vizitë e realizoi  në bizneset  ‘’Walone Fashion Group’’, ‘’Bedim Abdullahu B.I” si dhe “PARADISO – Granit-Mermer–Keramikë”, për të parë nga afër aktivitetin e tyre afariste, punën dhe vështirësitë me të cilat përballen bizneset private në vend  sidomos në këtë kohë pandemie, po ashtu potencoi  që Ministrisë së Zhvillimit Rajonal përmes thirrjeve publike nga Programi për Zhvillimit Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2020’’dhe programi për Rimëkëmbje Ekonomike ‘’Masa 8’’  ndikoi në fuqizimin e bizneseve, po ashtu MZHR dhe do të vazhdojë të ndihmojë bizneset  në vazhdimësi për avancimin e situatës në zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar në vend.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilat përfituan  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e njoftuan ministrin me aktivitetet e tyre, si dhe e informuan që produktet e tyre të cilat dallojnë nga cilësia dhe si të tilla janë të kërkuara në tregun e brendshëm po ashtu dhe në atë të jashtëm. Përfituesit falënderuan Ministrin dhe Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme sidomos në këtë kohë pandemie që ishte shumë e vështirë për funksionimin e të gjitha bizneseve ne vend.

Minstri z.Enis Kervan potencoi se qëndrimi afër bizneseve në këtë kohë pandemie është mision dhe përgjegjësi institucionale si dhe përpjekjet e Institucioneve të Republikës së Kosovës që janë  duke bërë në ndihmë të  sektorin privat në bazë të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.Ministri  vizitën e realizoi i shoqëruar nga z.Besim Kamberaj – zv.Sekretari i përgjithshëm i MZHR-së si dhe përfaqësues tjerë nga Ministria.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors