Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, u bë me qëllim të konkretizimit të aktiviteteve të përbashkëta me synim avancimin e zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë. Mbi bazën e këtij memorandumi të bashkëpunimit, palët do të shkëmbejnë informacionet që ndërlidhen me zhvillimin e biznesit, përvojat e suksesshme, të realizojnë aktivitete konkretë për përkrahje të bizneseve kosovare, si dhe të përkushtohen në krijimin e lidhjeve të vazhdueshme biznesore ndërmjet bizneseve kosovarë me ato turke.
Në fund, më qëllim të zbatimit sa më efikas të këtij memorandumi, palët u dakorduan të përgatisin edhe një plan të përbashkët të veprimit, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.


