MZHR dhe BERZH mbajnë ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e suksesshëm të trajnimit “Menaxhimi i financave dhe kontabilitetit”

Ceremoninë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, i cili përgëzojë pjesëmarrësit për rezultatin e arritur dhe ju urojë suksese të vazhdueshme në menaxhimin efikas të bizneseve të tyre.  

Ministri Kervan, theksojë se qëllimi i organizimit të këtij trajnimi, ka qenë që të përkrahen bizneset lidhur me ngritjen e kapaciteteve të stafit të tyre, në fushën e menaxhimit efikas financiar, të kontabilitetit, resurseve njerëzore dhe ekonomike. Ministri Kervan, urojë që pjesëmarrja në këtë aktivitet dhe kompletimi më sukses i tij, do të ju shërbejë bizneseve që të jen edhe më të suksesshme ne menaxhimin e biznesit dhe të jenë më konkurrent në treg. Në fund, Ministri Kervan theksojë se MZHR dhe BERZH do të vazhdojmë me realizimin edhe të aktiviteteve tjera për përkrahje të bizneseve lidhur me ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve dhe resurseve të tyre. Prandaj, i ftojë pjesëmarrësit në këtë ceremoni dhe të gjitha bizneset që ta vizitojnë në të ardhmen ueb faqen e MZHR-së dhe BERZH-it, për aktivitetet e reja.

Në fund, u realizua shpërndarja e certifikatave për 40 (dyzet) biznese të cilat arritën me sukses përfundimin e trajnimit.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors