Ministria e Zhvillimit Rajonal mbanë punëtorinë me temë “Diskutimi i programeve të MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021”

Punëtorinë e hapi z. Enis Kervan  Minister i MZHR-së , i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe ju urojë mirëseardhje në  Punëtorinë “Diskutimi i programeve të MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021”, zv.Sekratari z. Besim Kamberaj  theksoi që  qëllimi i organizimit të  kësaj punëtorie, është  bërë me qëllim të prezantimit dhe diskutimit me Ju të Draft – Programeve për zhvillim rajonal të balancuar, apo konkretisht për përkrahje të sektorit privat në vitin 2021.

Të pranishmit, i përshëndeti edhe përfaqësuesi i Institutit KLGI z. Besnik Musaj, i cili në emër të Institutit KLGI paraqiti vullnetin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me MZHR-në edhe në vitin 2021. Z. Musaj, theksojë se synim i KLGI-së është që të shërbejë si platformë e një komunikimi më të strukturuar në  ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale

Pas fjalës së Ministrit z. Kervan dhe z.Musaj,  u bë prezantimi i programeve për zhvillim rajonal të balancuar (PZHRB dhe PRE – MASA 15) – 2021 nga z.Ylber Citaku – zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal. Në fund, pjesëmarrësit paraqitni vlerësimet dhe komentet lidhur me draft – kriteret të cilat i ka përgatitur  MZHR rreth programeve për zhvillim rajonal  të balancuar nga për vitin 2021-Përkrahja e Bizneseve  të cilat do të përfshihen në thirrjet e MZHR-së për përkrahje të sektorit privat – viti 2021.

Përveç përfaqësuesve nga MZHR dhe Institutit KLGI, në punëtori morën pjesë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Oda Tregtare Kosovaro Turk, përfaqësues nga Klubi i  Prodhuesve të Kosovës si dhe  përfaqësuesit e   pesë (5) AZHR-ve.

 

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors