Zyrtarët e MZHR-së morën pjesë në video konferencën me përfaqësuesit e UNICEF-it dhe partneret e tyre CSR

Dje, me datë 14.04.2021 u mbajt  video – konferenca në mes të MZHR-së dhe UNICEF-it, në video konferencën morën pjesë  z. Besim Kamberaj,  Zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së si dhe Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Divizionit për Integrimeve Evropiane,  me zyrtarët e UNICEF-it, kurse, nga Unicefi në takimin virtual nga zyra e Unicefit në Kosovë morri pjesë  znj. Larissa Bruun, si  dhe z. Laurat  Raca, ku u diskutua rreth implementimit të planit të veprimit të miratuar më parë midis Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, e cila do të krıjoj mundësi për punësimin e të rinjve si dhe MZHR do të bashkëpunojë lidhur me këtë çështje.

z.Raca nga UNICEF shpjegoi detajet e aktiviteteve dhe programeve të cilat është duke i implementuar Zyra e UNICEF-it, në Kosovë. Në video konferencen në fjalë, morren pjesë edhe partnerët e Unicefit, nga  CSR znj. Gëzime Hasani, si dhe  Hanë Ilazi, të cilat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit me MZHR-në  rreth realizimit të disa trjanimeve për të rinjë, që mund të jenë përfitues  biznesesh, nga MZHR.

Të dyja palët në takim, u pajtuan që në të ardhmen të bashkëpunojnë në tri fusha kryesore: Thirrja për praktikant nga UNICEF organizimi i një konferencë e përbashkët midis MZHR-së dhe Unicefit me partner të ndryshëm për përkrahjen e të rinjve dhe organizimi i trajnimeve të nga UNICEFI/CSR  për të rinjtë  që janë biznese përfituese nga MZHR.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors