Ministri Damka viziton biznesin “Suphi Metehiu B.I” përfitues i Rajonit Zhvillimor Veri

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me datë 28.04.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Veri “Suphi Metehiu B.I.” me pronar Suphi Metëhiu, përfitues i thirrjes “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike Masa 8”.

Gjatë së biznesit i vizitës cili merret me prodhim i preparateve mbrojtëse per ngjyra dhe me prodhimin e lendes se pare nga druri, metali, çeliku, hekuri dhe produktet industriale ministri z.Damka ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit  në tregun e punës.

Më këtë rast  ministri z.Damka theksoi se MZHR  përmes Thirrjeve Publike  dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend  si mjeti më i mirë për zhvillimin socio – ekonomik të Kosovë.

Ministri z.Fikrim Damka vizitën e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së  dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors