Ministri Damka viziton biznesin “Ballkan SHPK” përfitues i Rajonit Zhvillimor Veri

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me datë 28.04.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Veri “Ballkan SHPK” me pronar Sadete Bajrami, përfitues i thirrjes “Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2019”.

Gjatë së biznesit i vizitës cili merret me Gastronomi ëmbëltore, ministri z.Damka ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës.

Më këtë rast ministri z.Damka theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend  si mjeti më i mirë për zhvillimin socio – ekonomik të Kosovë.

Ministri z.Fikrim Damka vizitën e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së  dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors