MZHR mbajti takimin me AZHR-të, lidhur me prezantimin e dokumentit “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit në mes të MZHR-së dhe AZHR-ve

Më datë 06.05.2021 z. Almir Veliji- zv. Minister në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal morri pjesë  në  takimin e prezantimit të dokumentit “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) dhe Agjencioneve për Zhvillim Rajonal,  (AZHR-ve)”,  ku në mes tjerash shprehi gatishmërinë  e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Grupit Punues lidhur me  hartimin e  dokumentit në fjalë. Dokumenti u prezantua nga z. Arbnor Sadiku,  Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, në MZHR.

Përfaqësuesit e  AZHR-ve,  shpjeguan dhe diskutuam lidhur me avancimin e bashkëpunimit midis MZHR-së dhe AZHR-ve, bazuar në dokumentin “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit midis MZHR-së dhe AZHR-ve”, si dhe kërkuan nga MZHR rritjen formalizmin e bashkëpunimit për tri vitet e ardhshme 2021-2024.

Të dyja palët u pajtuan që të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit lidhur me realizimin e aktiviteteve që kanë impakt të përbashkët socio-ekonomik rajonal, në pesë rajonet zhvillimore të Kosovës. Në takimin e organizuar nga MZHR morën pjesë edhe: z. Ergin Bunjaku –  Këshilltar i lartë i ministrit të  MZHR-së, z.  Ergjan Shilik – Këshilltar i Ministrit të MZHR-së, si dhe përfaqësuesit nga pesë Agjencioneve Zhvillimore Rajonale AZHR-të: znj, Mimoza Tafarshiku, z. Agim Zeka,  z. Qazim Pirana, z. Sokol Luta, si dhe znj, Rreze Duli.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors