Pjesa e dytë e takimit vazhdoj me ceremoninë e nënshkrimit së marrëveshjes mes Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe drejtorit të GIZ për Kosovë z. David Oberhuber. Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i aktiviteteve në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar dhe ekonomisë qarkore në Kosovë. Gjithashtu në kuadër të këtij memorandumi do të koordinohen edhe aktivitetet lidhur me hartimi e politikave dhe legjislacionit që ka të bëjë me zhvillimin rajonal.
Palët u dakorduan për një bashkëpunim të ardhshëm mes MZHR-së dhe programeve të GIZ-it si dhe implementimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Në takim ishin të pranishëm edhe znj. Vera Bauman – Shefe e Koordinimit për Bashkëpunim , z. Avni Sfishta – Menaxher i Projektit në GIZ, si dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria, Ambasada dhe GIZ.
Pas përfundimit të ceremonisë së nënshkrimit , palët u prononcuan edhe për media për lidhjen e memorandumit të bashkëpunimit.


