Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti sot në takim Drejtorin e CARITAS-it në Kosovë z.Gerhard Schaumberger ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të përbashkëta.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka shprehi gatishmërinë për  bashkëpunimin e MZHR-së me zyrën e CARITAS-it në Kosovë, lidhur me zhvillimin e programeve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal duke përkrahur një kategori të bizneseve me projekte zhvillimore dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, Drejtori i CARITAS-it në Kosovë z. Gerhard Schaumberger potencoi se CARITAS përmes programeve të veta mbështet edhe iniciativat për zhvillim të bizneseve, në fushat e ndryshme, andaj edhe  bashkëpunimi i CARITAS-it me MZHR-në është i një rëndësie të veçantë, në zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors