Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim DAMKA, në kuadër të vizitave të tij zyrtare në Ankara, u takua me z.Mustafa VARANK – Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë i Republikës së Turqisë.

Gjatë vizitave Ministri z. Damka,  u shoqërua nga  z. Zafer IŞIK- Presidenti i Grupit të Miqësisë së Kosovës,  z. Refik ÖZEN- Zëvendëskryetari dhe z. Ergin BUNJAK- Këshilltari Kryesor i Ministrit të Zhvillimit Rajonal

 

Në takim u diskutuan temat si në vijim;

  • Sigurimi i mbështetjes për të përfituar nga projektet IPA dhe marrja pjesë në projekte të përbashkëta;
  • Puna e përbashkët për përcaktimin e nevojave rajonale në Kosovë;
  • Sigurimi i mbështetjes së ekspertëve në përgatitjen e projektligjeve dhe projekteve;
  • Implementimi i projekteve të suksesshme të kryera në Turqi edhe në Kosovë;
  • Sigurimi i mundësisë së praktikës 6-mujore te TUBITAK (Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë) me mbështetjen e YTB për absolventët e universiteteve që studiojnë në Turqi,

si dhe u diskutuan për bashkëpunime të tjera të mundshme midis ministrive dhe shkëmbimit të përvojave.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors