Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA takoi Kryetarin e Odës së Industrisë të Ankarasë z. Nurettin ÖZDEBİR

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA dhe Këshilltari Kryesor z.Ergin BUNJAKU vizituan Odën e Industrisë të Ankarasë si pjesë e vizitave të tyre zyrtare në Ankara.

 

Ministri z. Damka,  vizitoi z. Nurettin ÖZDEBİR – Kryetari i Odës së Industrisë të Ankarasë dhe menaxherët e Dhomës së Industrisë. Ministri përmendi rëndësinë e rritjes së mundësive të tregtisë dhe investimeve në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Së bashku me qeverinë e sapo themeluar, Ministria e Zhvillimit Rajonal bëri përpjekjet e nevojshme nga Turqia për të rritur numrin e bizneseve në rajonet zhvillimore të Kosovës, për të rritur prodhimin dhe punësimin si dhe mundësitë e investimeve të përgjithshme, për të mundësuar zhvillimin socio- ekonomik të rajoneve krahasuar me rajonet e zhvilluara. Prezantimi i mundësive të investimeve ishte ndër çështjet kryesore.

Palët u dakorduan për një bashkëpunim në të ardhmen, dhe në ditët në vijim delegacioni i Odës së Industrisë të Ankarasë do ta vizitojë Kosovën.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors