Komiteti i Auditimit të Brendshëm në Ministrin e Zhvillimit Rajonal (MZHR) se bashku me Divizionin e Auditimit të Brendshëm ka mbajtur takimin e rregullt, të dytin për vitin 2021

Takimin e komitetit e udhëhoqi kryesuesi z. Xhevat Sefaj  i cili  prezantoi pikat e rendit të ditës.

zv. Udhëheqja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm znj. Sabajete Kabashi raportoj për auditimet e kryera dhe aktivitetet e DAB-së dhe sipas saj menaxhmenti ka vendosur një mjedis të përshtatshëm të kontrollit që është baza e të gjitha komponentëve tjerë të kontrollit të brendshëm.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  z. Fikrim Damka shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe korrektësi.

Komiteti i Auditmit të Brendshëm sipas mandatit të tyre vazhdon funksionimin për ta ndihmuar Ministrin në sistemin e përgjithshëm të kontrollit të financave publike, vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut, marrëdhënia efektive dhe bashkëpunuese për të realizuar  me sukses planin e auditimit.

Në takim morën pjesë Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj dhe shefi i Kabinetit të Ministrit z. Yildiray Bayram.

Prezent në takim ishin dy anëtarët e komitetit nga shoqëria civile z.Zendullah Gylderen dhe z.Shaqir Haliti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors