MZHR dhe GIZ organizuan punëtorinë e radhes për hartimin e Projektligjit për Zhvillim Rajonal

Punëtorinë e hapi me një fjalë rasti Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në punëtori, si dhe falënderoj GIZ-in për përkrahje dhe bashkëpunim me MZHR-në. 

Të pranishmit i përshëndeti zv.sekretari i MZHR-së Z.Besim Kamberaj gjithashtu me një fjalë rasti hapi takimin edhe  përfaqësuesi nga GIZ, z. Jeton Oruqi.

Grupi Punues  vijoj punimet me prezantimin  e sesionit të radhes të punëtorisë ku u diskutua rreth dokumeneve bartëse për zhvillim rajonal si dhe u prezantuan skemat e organizimit të zhvillimit rajonal nga vendet e rajonit, Shqipëri dhe Maqedoni.
 
Gjatë punëtorisë u diskutuan dhe u dhanë komentet për pjesën e parë te hartimit te projektligjit ku u ndanë opinione te ndryshme rreth prioriteteve  të politikave për zhvillim rajonal dhe koordinimi i politikave tjera sektoriale për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Gjithashtu u prezantuan skemat e financimit dhe bartësve të zhvillimit rajonal të balancuar nga shtetet fqinje. 

Në punëtori morën pjesë: z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së.z.Yildiray Bajram- Shef i Kabinetit, z.Jeton Oruqi-përfaqësues nga Giz, znj. Vjendita Avdiu- Miusliu – zv.Drejtoresh e DPASER dhe Kryesuese e Grupit Punues, përfaqësuesit   AZHR-ve, përfaqësues nga Ministrit e Linjës, përfaqësuesja nga Asociacioni i Komunave të Kosovës si dhe përfaqësues tjerë nga Ministra e Zhvillimit Rajonal, ASK, ZKM etj.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors