Ministri DAMKA viziton bizneset përfituese të Rajonit Zhvillimor Perëndim- Komuna e Pejës

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka bashkë me z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së, me datë 05.08.2021 vizituan disa nga bizneset që përfituan nga Programi për Zhvillimit Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2020’’dhe programi për Rimëkëmbje Ekonomike ‘’Masa 8’’ në Rajonin Zhvillimor Perëndim në Komunën e Pejës.

Ministri Damka  këtë vizitë e realizoi  në bizneset  ‘’GranD-Pe’’ SHPK, ‘’ INNER DESIGN’’ SHPK , ’’ Seferi- Mont’’ SH.P.K. për të parë nga afër aktivitetin e tyre afariste, punën dhe vështirësitë me të cilat përballen bizneset në vend, Ministri theksoi se qëndrimi afër bizneseve është mision dhe përgjegjësi institucionale,  po ashtu potencoi  që Ministria e  Zhvillimit Rajonal përmes thirrjeve publike nga Programi për Zhvillimit Rajonal të Balancuar“ PZHRB 2020’’dhe programi për Rimëkëmbje Ekonomike ‘’Masa 8’’  ka ndikuar në fuqizimin e bizneseve, njëkohësisht premtoj se MZHR do të vazhdojë të ndihmojë bizneset  në avancimin dhe zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar në vend.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilat përfituan  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e njoftuan ministrin me aktivitetet e tyre, njëkohësisht e informuan që produktet e tyre dallojnë për nga cilësia, rrjedhimisht si të tilla janë të kërkuara në tregun e brendshëm po edhe në atë të jashtëm, ata treguan edhe për rritjen e numrit e të punësuarave si rezultat i rritjes së kapaciteteve dhe mundësive pas blerjes së makinerisë së re me rastin e marrjes së garantëve. Përfituesit falënderuan Ministrin dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po u japin bizneseve.

Ministri z.Fikrim Damka  vizitën e realizoi i shoqëruar nga z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së , z.Ylber Çitaku – zv. Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors