MZHR merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”.

Zëvendësministri i MZHR-së z.Agon Dobruna më datë 24.08.2021 ka marr pjesë  në edicionin të dytë të forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, në këtë ngarje ishte prezent edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe kryetari I komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka. Ky edicion u hap nga kryetari z.Haskuka si dhe një fjalë rasti edhe kryeministrit Albin Kurti. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin edhe kryetarëve të komunave binjake, zv/ministra, deputetëve, përfaqësuesve të shoqatave e bizneseve lokale dhe ndërkombëtare etj.

Komuna e Prizrenit këtë forum e ka organizuar për herën e parë në vitin 2019 ku ka sjellur në Kosovë 60 biznese nga diaspora e vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet prezantimeve që janë realizuar për mundësitë për investime dhe takimeve B2B që kanë realizuar bizneset tona me përfaqësuesit e bizneseve mysafire, janë krijuar partneritete të ndryshme që kanë mundësuar rritjen dhe zgjerimin e disa prej bizneseve vendore në Prizren.

Ky forumi është treditor, ku do të prezantohet edhe Parku i Biznesit, ku janë bërë investime të shumta, Parku i Inovacioneve dhe të Trajnimit, i cili tanimë është në funksion po ofron hapësira në standarde të larta për biznese dhe organizata të ndryshme. Në kuadër të këtij forumi po ashtu do të organizojohet "Panairi i Prodhimeve Vendore", së bashku me shoqatën Esnaf.

 

 

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors