MZHR realizon vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore

Më datë 13 Shtator 2021,  z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm  i MZHR-së ishte në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore, konkretisht në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ku u  takua me zyrtarët e kësaj Ministrie me të cilët bënë  harmonizimin e Marrëveshjes që do të nënshkruhet më 16.09.2021 në mes dy homologëve Mnistrit z.Goran Milevski  dhe z.Fikrim Damka Ministër i MZHR-së, si dhe gjetja e rrugëve për anëtarësimin e MZHR-së në Programet Trans Nacionale (Ballkanmed, Adrian dhe Danub.

Z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së në kuadër të agjendës zyrtare, gjatë ditës realizoi dhe një takim pune me z.Ramiz Rexhepi – Drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku diskutuan  për bashkëpunim të ndërsjellët, shkëmbimin e përvojave), si dhe  çështje me theks të veçantë sa i përket organizimit dhe funksionimit të zhvillimit rajonal në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së në vizitën  zyrtarë në Republikën e Maqedonisë Veriore shoqërohej edhe zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku, po ashtu  pjesë e takimeve ishin edhe zyrtarët nga MVL të RMV, Byrosë për ZHR.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors