Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nën mbështetje të Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)) organizoi punëtorinë e radhës lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal.

Punëtoria kishte për qëllim diskutimin dhe prezantimin e draftit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal dhe inkorporimin e komenteve në kompletimin e këtij dokumenti.

Para së gjithash, me anë të këtij ligji përcaktohen prioritetet afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal dhe mundësohet koordinimi i politikave tjera sektoriale për zhvillim socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

 

Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij ligji për eliminimin e sfidave, problemeve dhe ngecjeve në fushën e zhvillimit rajonal, për t’u adresuar në dokument me qëllim të përafrimit të politikave të zhvillimit rajonal të BE-së.

 

Në punëtori morën pjesë: z. Agon Dobruna – zv.Ministër i MZHR-së, z. Almir Veliji – zv.Ministër i MZHR-së, z.Besim Kamberaj- zv.Sekratar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Valmir Gashi -Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, znj. Rozafa Ukimeraj – Eksperte Ligjore e angazhuar në GIZ, znj. Vjendita Avdiu- Miusliu – zv.Drejtoresh e DPASER dhe Kryesuese e Grupit Punues, përfaqësuesit  e  AZHR-ve, përfaqësueses nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues nga Ministrit e Linjës, si dhe përfaqësues tjerë nga Ministra e Zhvillimit Rajonal.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Dialogue for European Municipalities (DEM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors