Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie NAGAVCI vizitë zyrtare në Stamboll

Më 24 Shtator, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim DAMKA dhe Ministrja e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie NAGAVCI vizituan Shkollat Private Tarabya Horizon në Stamboll të Turqisë.

Drejtor i Institucioneve Arsimore Private Tarabya Horizon Mehmet Gültekin, prezantoi gjerësisht shkollat tek Ministri  i Zhvillimit Rajonal z. DAMKA dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. NAGAVCI.

Në këtë shkollë, ku programi arsimor britanik dhe turk është aplikuar në një mënyrë të harmonizuar, u shpreh se studentët mund të kenë dy diploma kur të përfundojnë. Studentët e diplomuar mund të regjistrohen në të gjitha universitetet në të gjithë botën pa asnjë problem me këto diploma, veçanërisht në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar pa parakushte.

U theksua se sistemi i kodimit filloi në këto shkolla për herë të parë në Turqi dhe se janë liderë në këtë drejtim në Turqi.

Në fund të vizitës, Mehmet Gültekin, drejtor i Institucioneve Arsimore Tarabya Horizon, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën, duke deklaruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollat e Kosovës për ta bërë binjakëzimin e shkollave dhe transferimin e përvojave.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors