Ministri z. DAMKA mori pjesë në Teknofest Të Turqisë

Është mbajtur festivali më i madh i Turqisë, Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST, në Stamboll. Festivali u mbajt me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Me datë 25.09.2021 Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim DAMKA dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie NAGAVCI kane marrur pjesë në TEKNOFEST, qendrën e aviacionit, teknologjisë dhe inovacionit.

Festivali i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, i organizuar për herë të 4 në mes të datave 21-26 shtator 2021 I cili synon lëvizjen Teknologjisë Kombëtare dhe që është nën udhëheqjen e Fondacionit të Ekipit të Teknologjisë Turke dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, së bashku me institucionet dhe organizatat e rëndësishme tërhoqi vëmendje të madhe edhe këtë vit.

TEKNOFEST2021, festivali shumë I rëndësishëm pë ardhmërinë e Turqisë, e cila po bëhet më e fortë dita nga dita në fushat e shkencës dhe teknologjisë, hapësirës, aviacionit dhe inovacionit njekohesisht është duke ekspozuar  tunele ajrore, planetarë dhe të tjerë.

TEKNOFEST përfshinë garat më të mëdha teknologjike të fituara me çmime në historinë e Turqisë në kategori të ndryshme, nga roketat në sistemet autonome, nga inteligjenca artificiale deri në sistemet nënujore, për të mbështetur punën e të rinjve në teknologjinë e së ardhmës.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors