Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtorinë e radhës lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal.

Sot më datë 08 Tetor 2021,  MZHR organizoi punëtorin e radhës  lidhur me procesin e hartimit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal. Kjo punëtori u realizua në bashkëpunim dhe koordinim  me GIZ.

Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimin dhe prezantimin e draftit të Projektligjit për Zhvillim Rajonal dhe inkorporomi i komenteve në kompletimin e këtij dokumenti.

Sesioni i parë i punëtorisë filloi punimet me prezantimin e  analizës krahasimore të ligjit për zhvillim rajonal  të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut , Kroacia dhe Sllovenia, prezantim i cili u realizua nga Ekspertja Ligjore e angazhuar nga  GIZ.  

Sesioni i dytë i punëtorisë vazhdoi punimet me prezantimin e  modeleve dhe skemave të financimit  të zhvillimit rajonal në vendet e rajonit dhe në Kosovë, sesion i cili u udhëheq nga kryesuesja e grupit punues.

Gjatë punëtorisë u punua në grupe ku u  evidentuan dhe analizuan aspekte të financimit të zhvillimit rajonal   për t’u adresuar në dokument me qëllim të përafrimit të politikave të zhvillimit rajonal në kuadër të projektligjit për zhvillim rajonal. Sesioni i dytë rezultoi me punë konstruktive, komente dhe sugjerime konkrete.

Në punëtori morën pjesë: z.Besim Kamberaj- zv.Sekratar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Jeton Oruçi – Këshilltar ligjor dhe institucional në GIZ, Ekspertja Ligjore e angazhuar nga GIZ, përfaqësuesit  e  AZHR-ve, përfaqësueses nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues nga Ministrit e Linjës dhe Ministrisë së Financave, ASK-së  si dhe përfaqësues nga Divizioni Ligjor dhe Departamenti për Integrime Evropiane në kuadër të MZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors