Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtorinë me Byronë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sot më datë 12 Tetor 2021, MZHR organizoi punëtorin me Byronë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte fillimi i implementimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy Ministrive – Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave nga proceset e ngjashme në mes dy shteteve u bënë prezantime nga të dyja palët. Sesioni i parë i punëtorisë filloi me prezantimin e të arriturave, vështirësive dhe synimeve të MZHR-së në Nismat Rajonale, Prezantimi i Programeve të MZHR-së, prezantim i Analizave për zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë si dhe prezantimi i “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030”.

Sesioni i dytë i punëtorisë vazhdoi punimet me prezantimin e modeleve dhe kronologjisë së themelimit, funksionimit dhe veprimtarisë së Byrosë për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu u prezantuan kriteret për vlerësimin dhe monitorimin e zhvillimit rajonal si dhe financimi i zhvillimit rajonal të barabartë dhe qendrave të rajoneve planore në kuadër të ligjit për zhvillim të barabartë ne Maqedoninë e Veriut,

Po ashtu përfaqësuesja e AZHR-ve në Kosovë realizoi prezantimin dhe njoftimin për punët dhe të arriturat e AZHR-ve qysh nga themelimi i tyre deri më sot.

Andaj duke e cilësuar rendësin e bashkëpunimit mes dy ministrive palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunim me theks të veçantë sa i përket organizimit dhe funksionimit të zhvillimit rajonal

Në punëtori morën pjesë: z.Besim Kamberaj- zv.Sekratar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Ramiz Rexhepi Drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal të Maqedonisë Veriore, z.Yildiray Bayram-Shef i kabinetit të ministrit të MZHR-së, përfaqësuesit e AZHR-ve, përfaqësueses nga Byroja për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Drejtorët dhe zyrtarë nga MZHR.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors