Ministria e Zhvillimit Rajonal mbanë takim me zyrtarët përgjegjës të disa prej Komunave përfituese nga mbështetja e Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2021

Takimin e sotëm e udhëhoqi Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku, në takim ishin përfaqësuesit e Komunave: Podujevë, Gjilan, Mamushë, Ferizaj, Gjakovë, si dhe Përfaqësuesi i OE PMN SHPK Kompani kjo e kontraktuar nga MZHR për mbikëqyrjen e Projekteve

Përfaqësuesit e Komunave pjesëmarrëse në mënyrë të detajuar prezantuan gjendjen në teren, progresin dhe vështirësitë si dhe përkushtimin e tyre dhe të zyrtarëve të MZHR-së për implementimin e Projekteve  deri në fund të vitit 2021.

MZHR përmes zyrtarëve të vet si dhe me mbështetje të Kompanisë PMN SHPK si OE shprehen gatishmërinë për të ndihmuar në intensifikim të punimeve deri në realizimin e plotë të këtyre Projekteve, kurse përfaqësuesit e Komunave respektive u zotuan se do të shtojnë angazhimet në mënyrë që projektet në fjalë ti përmbyllin Brenda afatit, njëkohësisht premtuan se për zhvillimet në teren (progresin) e implementimit të Projekteve do ta mbajnë të njoftuar MZHR-në në baza javore.

Kontribut të veçantë takimit i dha edhe znj.Elif Perolli zyrtare për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve në DHZR-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors