Ministri Damka, mori pjesë në forumin e bizneseve dhe investimeve në Stamboll

Më datë 20 Dhjetor 2021, u mbajt Forumi i Bizneseve dhe Investimeve Turqi – Kosovë të organizuar nga Bordi për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK), në bashkëpunim me Odën Tregtare Kosovare-Turke (OTKT), në Stamboll.

Në Organizim mori pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, zëvendëskryeministri z.Besnik Bislimi, zëvendëkryeministrja znj.Emilija Rezhepi dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë znj.Rozeta Hajdari, si dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe Turqia.

Në forum morën pjesë 50 biznesmenë nga Kosova, ku u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në Kosovë.

Me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe investimeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila aktualisht veq ka investime të rëndësishme turke, ku u diskutua për tema të rëndësishme në shumë fusha, veçanërisht në sektorët e bujqësisë-ushqimore, tekstilit, energjisë së ripërtëritëse, turizmit, minierave dhe teknologjisë informative.

Forumi u ndoq me një interesim të madh, ku u prezantuan mundësitë e bizneseve dhe investimeve si dhe mundësitë e financimit në Kosovë

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors