Zëvendësministri Dobruna takon Ambasadoren Jusufi

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, takon Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë znj. Shpresa Jusufi.

Në takim bashkë me Zëvendësministrin Dobruna, morën pjesë edhe z. Ergin Bunjaku, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Zhvillimit Rajonal dhe z. Blerim Hasani, Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale. Ndërsa, nga pala tjetër, bashkë me Ambasadoren Jusufi morri pjesë edhe z. Rexhep Limani, Sekretar i Tretë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë.

Z. Dobruna dhe znj. Jusufi, diskutuan temat dhe mundësitë e bashkëpunimit Kosovë – Maqedoni e Veriut, ndërsa fokus kishin diskutimin e  temave dhe aktiviteteve që ndërlidhen me zhvillimin socio – ekonomik të rajoneve, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni të Veriut.

Në kuadër të temave të diskutimit, Zëvendësministri Dobruna shfrytëzojë rastin ta njoftojë Ambasadoren Jusufi lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë në vitin 2022, ku e ftuar do të jetë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, për këtë aktivitet, z. Dobruna i kërkojë bashkëpunim znj. Jusufi, lidhur me organizimin dhe procedimin e ftesave dhe komunikimeve tjera përmes ambasadës tek përfaqësuesit kompetent të zhvillimit rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Jusifi, i ofrojë z. Dobruna gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e saj për bashkëpunim me MZHR-në lidhur me organizimin e kësaj konference, por dhe të aktiviteteve tjera të bashkëpunimit në të ardhmen. Në fund, palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin lidhur me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me ndikim në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors