MZHR organizoi punëtorin e parë (1) me Grupin Punues lidhur me themelimin e  mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030

Sot më datë 14 Janar 2022 MZHR organizoi punëtorin e parë (1) me Grupin Punues lidhur me themelimin e  mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal -2020-2030,  si dhe Planit të Veprimit 2020-2022.

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i idesë për themelimin e  mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal -2020-2030 si dhe Planit të Veprimit 2020-2022 para anëtareve të Grupit Punues, duke u bazuar në Planin e Punës së MZHR-së për vitin 2022, si dhe informimi i matejm i GP lidhur me punën që do të kryhet për gjatë vitit 2022. Gjithashtu, gjatë vazhdimit të punës së GP në punëtorinë në fjalë,  u analizuan format dhe modalitetet e  monitorimit të Strategjisë për Zhvillim Rajonal -2020-2030, si   dhe akterët përgjegjës nga ministritë  e linjës, ASK-ja, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante.  Punëtoria përfundoi punimet e saja si dhe rezultoi me punë të suksesshme, komente dhe sugjerime konkrete të cilat do të trajtohen në takimet e ardhshme të GP, të cilat do të mbështeten edhe nga ana e organizatës gjermane  GIZ.

Në punëtori morën pjesë: znj. Refike Sylçevci – Drejtoresh e DIEKP-së,  z. Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, i njëjti prezantoi para Grupit Punues  prezantimin : “Krijimi i mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, në cilësinë e kryesuesit të GP, po ashtu,  pjesëmarrës të tjerë  ishin : përfaqësueses nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues nga Ministrit e Linjës dhe të ministritë e tjera përfaqësuesit e  ASK-së, përfaqësuesit e pesë AZHR-ve, etj. 

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors