Ministri Fikrim Damka vizitojë Komunën e Shtimes

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka sot më datë 08.02.2022 vizitoi komunën e Shtimes  ku është pritur nga kryetari z. Qemajl Aliu me stafin e tij me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Shtimes dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Temë e takimit ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Garantëve -Programi i Zhvillimit Rajonal – Projektet Kapitale,  që ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin socio-ekonomik rajonal në të gjitha rajonet zhvillimore të Kosovës.

Ministri z.Damka njoftoi më hollësisht Kryetarin si dhe Drejtorët  e Drejtorive për Skemën në fjalë, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që Komuna e tyre të aplikojë në MZHR me projekte konkrete kapitale.

Kryetari z.Aliu pasi falënderoi ministrin për vizitën, i cili shprehu gatishmërinë që bashkëpunim dhe si komunë të angazhohen në krijimin e kushteve dhe përmbushjen e kërkesave të kompetencave komunale që do të jenë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët e  komunës së Shtimes.

Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua  z.Ercan Şilik– Këshilltari i Ministrit, z. Ylber Çitaku– zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors