Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka u takua me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut z. Goran Milevski

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka sot më datë 23 Shkurt 2022, ka realizuar vizitë zyrtare në Shkup, ku u takua me Ministrin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut z. Goran Milevski.

Vizita kishte për qëllim vazhdimin e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në mes të dy ministrive në vitin e kaluar, zgjerimin e  bashkëpunimit për  realizimin e aktiviteteve, përgatitjen e programeve të cilat mund të zbatohen me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe  Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri z.Damka falënderoi ministrin z. Milevsk për mirëpritjen si dhe theksoi që arsyeja e vizitës së sotme përveç bashkëpunimit të cilin e kemi konkretizuar me marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar në takimin ndërmjet dy qeverive më datë 16.09.2021 në Shkup-Maqedoni Veriore është edhe Konferencës Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal me temë “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor “që planifikohet të mbahet më datë 24-25.03.2022, ku është e ftuar edhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë Veriore.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski, po ashtu falënderoi homologun z.Fikrim Damka,  i cili shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avancimit të zhvillimit socio-ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe  Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimi  vazhdoi me bashkëbisedimi  në mes dy shteteve me diskutimin dhe  shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal, shkëmbimi i përvojave mbi rolin dhe detyrat e autoriteteve përgjegjëse në nivel vendor, programet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe programet transnacionale në kuadër të bashkëpunimit territorial të BE-së, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit.

Ministri z.Damka gjatë vizitës së sotme u shoqërua nga z.Prindon Sadriu –Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Kosovës në Shkup, z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors