Ministria e Zhvillimit Rajonal në Koordinim me Agjencionet Zhvillimore Qendër dhe Veri sot organizuan Sesionin informues lidhur me Thirrjen ‘’Programi për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022.

Më datë 24.02.2022 u mbajt sesioni informues, I cili filloi me një fjalë hyrëse nga hapje nga Agjencionet Zhvillimore Qendër dhe Veri, nga Drejtoreshat Ekzekutive znj.Mrika Gashi Macula dhe znj.Rreze Duli, si dhe nga MZHR Ylber Çitaku zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal.

Pjesmarrës në kët sesion informues ishin Drejtorët e Drejtorive për Zhvillim Ekonomik nga Komunat e RZH Qendër dhe Veri.

Në emër të Ministrisë për Zhvillim Rajonal prezantimin e ‘’Programit për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022 Investimet Kapitale e bëri Ylber Çitaku zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal dhe zyrtarja për Zhvillim dhe Menaxhim të projekteve në kuadër të MZHR-së znj.Elif Perolli.

Pas prezantimit të Udhëzuesit për Aplikant ‘’Programi për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022 Investimet Kapitale dhe Formularëve për Aplikim u zhvillua debat instruktiv në mes pjesëmarrësve me: pyetje dhe përgjigje. Drejtorët e Drejtorive Komunale përveç shpalosjes së ideve për projekte kreative ngritën edhe shqetësimet e tyre lidhur me dështimet që po i përcjellin ndër vite në implementimin e projekteve për faktin e vonesave në implementim dhe përzgjedhje të projekteve si rezultat I procedurave të prokurimit.

Drejtorët pjesëmarrës falënderuan Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për njoftimin me kohë dhe organizimin e Sesioneve informuese në vazhdimësi lidhur me thirrjet nga ‘’Programi për Zhvillim Rajonal’’, njëkohësisht u deklaruan se i janë mirënjohës MZHR-së për mbështetjen e vazhdueshme për komunat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors