Ministria e Zhvillimit Rajonal në Koordinim me Agjencinë Zhvillimore Jug sot organizuan Sesionin informues lidhur me Thirrjen ‘’Programi për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022.

Më datë 01.03.2022 u mbajt sesioni informues lidhur me ‘’Programin për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022 Investimet Kapitale.

Pjesëmarrësit në ketë sesion informues ishin Drejtorët e Drejtorive për Zhvillim Ekonomik nga Komunat e RZH Jug.

Në emër të Ministrisë për Zhvillim Rajonal prezantimin e ‘’Programit për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022 Investimet Kapitale e bëri Butrint Marmullaku Zyrtar për Zhvillim Menaxhimin e Projekteve.

Pas prezantimit të Udhëzuesit për Aplikant ‘’Programi për Zhvillim Rajonal PZHR’’ 2022 Investimet Kapitale dhe Formularëve për Aplikim u zhvillua debat në mes pjesëmarrësve me: pyetje dhe përgjigje. Drejtorët e Drejtorive Komunale përveç shpalosjes së ideve për projekte kreative ngritën edhe shqetësimet e tyre lidhur me dështimet që po i përcjellin ndër vite në implementimin e projekteve për faktin e vonesave në implementim dhe përzgjedhje të projekteve si rezultat i procedurave të prokurimit.

Drejtorët pjesëmarrës falënderuan Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për njoftimin me kohë dhe organizimin e Sesioneve informuese në vazhdimësi lidhur me thirrjet nga ‘’Programi për Zhvillim Rajonal’’, njëkohësisht u deklaruan se i janë mirënjohës MZHR-së për mbështetjen e vazhdueshme për komunat.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors