Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka u takua me Ministren për Zhvillim Rajonal dhe Fondet e Bashkimit Evropian në Republikën e Kroacisë znj.Natasha Tramishak

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka sot më datë 07 Mars 2022,  realizoi  vizitë zyrtare në Zagreb, ku u takua me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Fondet e Bashkimit Evropian në Republikën e Kroacisë në Republikën e Kroacisë znj.Natasha Tramishak.

Qëllimi  i takimit  ishte zgjerimi i  bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal, shkëmbimin e përvojave  si dhe përgatitjen e programeve për qasje në fondet e BE-së me theks të veçantë programet transnacionale.

Ministri z.Damka falënderoi  homologen e tije në Kroaci znj. Tramishak për mirëpritjen, ku theksoi që arsyeja e vizitës së sotme përveç bashkëpunimit dhe  dakordimit  për një memorandum të bashkëpunimit  në një të ardhme të afërt i cili do të nënshkruhet në mes Republikës  së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në fushën e Zhvillimit Rajonal është edhe mundësia e pjesëmarrjes së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Fondet e Bashkimit Evropian të Kroacisë në Konferencën për Zhvillim Rajonal e cila organizohet nga MZHR në Prishtinë në datat 24-25 Mars 2022. 

Znj. Natasha Tramishak po ashtu falënderoi homologun z.Fikrim Damka e  cila shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avancimit të zhvillimit socio-ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Në takimin e përbashkët në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë  mori pjesë edhe z. Martin Berisha – Ambasador i Kosovës në Zagreb, i cili mbështeti  takimin dhe bashkëpunimin institucional në mes palëve dhe ofroi mbështetjen e tij për koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal

Takimi  vazhdoi me bashkëbisedimi  në mes dy shteteve me diskutimin dhe  shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal,  shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e Kroacisë  në  programet transnacionale në kuadër të bashkëpunimit territorial të BE-së, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Ministri z.Damka  vizitën zyrtare e realizoi i shoqëruar nga z. Martin Berisha – Ambasador i Kosovës ne Kroaci, z.Agon Dobruna – zëvendës ministër, znj.Vjendita Avdiu – Musliu –  Drejtoreshë e  Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike, z.Ergin Bunjaku-Këshilltar i Lartë  Politik i Ministrit.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors