MZHR merr pjesë në takimin e Nën-komitetit për Energji, Mjedis, Transport dhe Zhvillim Rajonal

MZHR me datë 15.03.2022 po merr pjesë në takimin e Nën-komitetit për energji, mjedis, transport, dhe zhvillim rajonal, ku në mes tjerash MZHR shprehi qëndrimet dhe përgjigjët e saja në pyetjet e paraqitura nga Komisioni Evropian për politikat e Kosovës, që ndërlidhen me zhvillim rajonal.

Në takimin në fjalë, MZHR-në e prezantoi z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane/DIEKP, i cili raportoi  progresin e arritur nga MZHR në këto fusha :

  • Zbatimi i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020- 2030 si dhe Planit të Veprimit 2020-2022;
  • Përcjellja në qeveri e Draft Ligjit për Zhvillim Rajonal;
  • Ngritja e kapaciteteve të zyrtareve të MZHR-së, lidhur me implementimin e politikave për zhvillim rajonal;
  • Përcaktimi  i GDP-së, për rajonet zhvillimore lidhur me hartimin e politikave për disparitetet ekonomike midis rajoneve zhvillimore;
  • Roli i Agjencioneve Zhvillimore Rajonale.

Në fund të video-konferencës të Nën-komitetit për energji, mjedis, transport, dhe zhvillim rajonal, z.Sadiku ofroi bashkëpunimin e vazhdueshëm në emër të MZHR-së lidhur me punën e nën-komitetit në fjalë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors