Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) realizon Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal ”

Me datë 24 – 25 Mars 2022, Ministria e Zhvillimit Rajonal realizoi Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës  “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Konferencën e hapi  Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  z. Fikrim Damka, i cili iu uroj mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve  në Konferencën  e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal e cila u mbajt në Prishtinë. Paraprakisht falënderoj  të gjithë të pranishmit, ku gjatë këtyre dy ditëve u diskutua bashkëpunimin i ardhshëm  në fushën e zhvillimit rajonal, avancimin e politikave socio-ekonomike të balancuara, shkëmbimin e përvojave lidhur me  praktikat dhe programet  në fushën e zhvillimit rajonal mundësitë për për pjesëmarrjen; programet trans nacionale dhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve. Ministri theksoj “Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Zhvillimit Rajonal ne Prishtinë do të jetë një udhëkryq që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet shteteve tona.  Gjithashtu kjo iniciativë synojmë që të vazhdojë viteve në vijim me homologët e vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar të arriturat dhe dimensionet të ndryshme në fushën e zhvillimit rajonal”.

Konferenca vazhdoi me fjalë rasti nga z. Albin Kurti-Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Tomáš Szunyog – Udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z. Goran Milevski, Ministër i Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoninë e Veriut, z. Çetin Ali Dönmez – Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, Republika e Turqisë, z. Grozdan Karadjov – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike në Republikën e Bullgarisë (fjalim online), z.Amir Zukic – Ministër i Ministrisë për Zhvillim, Ndërmarrësi dhe Zejtari, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (fjalim online).

Dita e Parë e Konferencës filloj punimet me prezantimet, diskutimet dhe  bashkë bisedimet në  panelet nga shtetet pjesëmarrëse  duke filluar nga Republika e Kosovë, Republika e Bullgarisë, Maqedonia e Veriut, Republika Federale e Gjermanisë, Organizata SWG, Republika e Turqisë si dhe drejtoritë profesionale të cilat prezantuan programet, politikat dhe institucionet bartëse për zhvillimit rajonal.

Dita dytë e Konferencës vazhdoi punimet sipas agjendës me prezantimet, diskutimet dhe bashkë bisedimet e paneleve të shteteve pjesëmarrëse nga Republika e Kroacisë, Mali i Zi, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Turqisë Byroja për Zhvillim e Maqedonisë se Veriut, Fondi Shqiptar për Zhvillim si dhe Agjensioni për Zhvillim Rajonal-AZHR Perëndim.

Vlerë e shtuar e Konferencës ishin diskutimet profesionale që u zhvilluan në kuadër të 4 katër paneleve me pjesëmarrës profesionist të fushave ku ndanë përvoja, modele të  avancuara në fushën e zhvillimit rajonal, si dhe rol te shtuar këto panele morën përmes pjesëmarrjes dhe diskutimeve konstruktive të  rektorëve të Universitetit të Prishtinës, UBT-së, Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, Kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës  si dhe përfaqësues nga Ministritë e Linjës.

 

Në fund të Konferencës z. Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  prezantoi  konkluzionet përfundimtare të dala nga Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillimin Rajonal dhe punimeve të ICRD 2022.

Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka përmbylli Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës, me fjalimin përmbyllës:

“Më lejoni të ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe kontributin e juaj në Konferencën  e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal në Kosovë. Dje dhe sot  patëm mundësinë të diskutojmë bashkëpunimin e ardhshëm  në fushën e zhvillimit rajonal, avancimin e politikave socio-ekonomike të balancuara, shkëmbimin e përvojave lidhur me  praktikat dhe programet  në fushën e zhvillimit rajonal. Bashkëpunimi gjithmonë hapë rrugë për ide dhe iniciativa të reja, edhe nga kjo konferencë besoj se vendet tona do të inicojnë marrëveshje bashkëpunimi, projekt ide të përbashkëta e shkëmbim te përvojave.

Shpresoj që me kolegët e mi homolog nga vendet pjesëmarrëse e më gjerë të vazhdojmë me këtë iniciativë për avancim të zhvillimit rajonal’’.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors