Ministria e Zhvillimit Rajonal mban sesionet informuese për ‘’Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar’’ PZHRB 2022

Me datë 28.03.2022, MZHR organizoj sesionet informuese 1-ditore të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 (PZHRB 2022) në të dy gjuhët (Shqipe dhe Serbe).

‘’Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022’’ ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomi rajonal të balancuar.

Këto sesione informuese kishin për qëllim dhënjen e informacioneve të detajuara për aplikantët  potencial si për ata që kanë synim fillimin e një biznesi të ri Start-up, ashtu edhe për Ndërmarrjet ekzistuese, duke sqaruar procedurat, afatet dhe kriteret e caktuara për aplikim në këtë thirrje.

Numri i pjesmarrësve ishte Relativisht i madhë kjo dëshmohet edhe me nr. e pyetjeve të parashtruara e që gjithsej ishin 78 pyetje.

Në epiqendër të shpjegimeve dhe sqarimeve ishinelementet kryesore të thirrjes për propozime:

  • Hyrje/Regjistrimi në platformen eKosova
  • Synimi i thirrjes,
  • Ndarja e Lot-eve,
  • Shumat e granteve
  • Veprimet e kualifikueshme edhe sektorët,
  • Investime e pranueshme dhe shpenzimet e papranueshme,
  • Mënyra e aplikimit,
  • Afati për aplikim,  
  • Përgatitja e dokumentacionit,
  • Përgatitja e projekt propozimit,
  • Kriteret e vlerësimit dhe
  • Përgjigje në pyetjet e parashtruara nga të interesuarit.

Ky sesion Informues u drejtua nga z.Ylber Çitaku zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal dhe z. Adis Salaji Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve në MZHR dhe u mbështet nga BERZH-i.

Sesioni informues Thirrja ‘’Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022’’ (PZHRB 2022)  mbetet e hapur për aplikim ashtu siç është e përcaktuar në orarin indikativ deri më 13 prill 2022 në ora 16:00, kohë kjo kur në mënyrë automatike mbyllet sistemi në platformën eKosova

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors