Zyrtaret e MZHR-së u takuan me zyrtaret e Odës Kosovare Turke

Znj. Refike Sulçevsi,  Drejtoreshë e Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane në MZHR,  me stafin e vet  u takuan me Sekretarin  e Odes Kosovare Turke z.Enis Muzbeg  me  datë 01.04.2022. 

Në takimin e mbajtur sot midis  MZHR-së dhe Odes Kosovare Turke u potencuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për programet e MZHR-së me theks të veçantë programet e përkrahjes së bizneseve : 1. Pjesëmarrja e ndonjë biznesi kosovar ne Panairet e promovimit të bizneseve që organizohen në Turqi, si dhe 2. Organizimin e një programi  MZHR ODA turke e Kosovës  për praktikë në punë.

Vlen të theksohet se kjo iniciativë do të vazhdoj gjatë vitit 2022 në takimin e radhës që do të zhvillohet midis dyja palëve, me mundësi për rrjetëzim aktivitetesh në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors