U mbajt takimi i parë për vitin 2022 me Komitetin Auditimit të Brendshëm (KAB) të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) z. Fikrim Damka së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Besim Kamberaj kanë marrë pjesë sot në takimin e rregullt të Komitetit të Auditimit të Brendshëm me Divizionin e Auditimit të Brendshëm.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2021; Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për tre mujorin e parë të vitin 2022 për Divizionin e Auditimit të Brendshëm; Shqyrtimi i Raportit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2020; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komitetit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2021;

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi Raportit vjetor të Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2021 dhe realizimin e këtij plani 100%. Gjithashtu raportoi edhe realizimin e planit të punës për tre mujorin e pare për v.2022 dhe raportin e auditimit me titull “ Menaxhimi i TI dhe Shërbimeve të Logjistikës” si dhe njoftoj KAB rreth implementimit të rekomandimeve të auditimit të brendshëm.

Kryesuesi i KAB z.Xhevat Sefaj prezantoi Raportin vjetor të punës së Komitetit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2021 dhe zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm.

Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me KAB-në dhe DAB-në.

Në takim morën pjesë: Fikrim Damka-Ministër i MZHR-së, Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesuses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors