Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Prizrenit për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Sot më datë 16.05.2022, përfaqësueset nga Ministria e Zhvillimit Rajonal znj.Vjendita Avdiu – Musliu zv-Drejtor i DPADER dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasi Zviceran dhe Komunës së e Prizrenit për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.

Caritas Zviceran dhe Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zvicer në fushat e mbrojtjes së mjedisit.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në shkollat e mesme të komunës së Prizrenit, aktivitete këto priten që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimit dhe implementimin e tij në komunën e Prizrenit.

Projekti YENI bashke financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Caritas Zvicër dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors