MZHR realizon takim me Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Drenasit dhe komunën e Suharekës

Sot më datë 25.05.2022, znj.Vjedita Avdiu – Musliu zv. Drejtoresh e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale (DPASER) në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, realizoi takime me Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Drenasit dhe komunën e Suharekës në kuadër të bashkëpunimit për funksionalizimin e Zonave Ekonomike.

Qëllimi I takimit ishte Identifikimi i sfidave të bizneseve në kuadër te Zonave Ekonomike, funksionimi  dhe operimi i bizneseve ne Zona Ekonomike, identifikimi i Qendrave Koordinuese në kuadër të Zona Ekonomike si dhe përditësimi i të dhënave i numrave të bizneseve, veprimtarive bashkëpunimi me Komunat përgjegjëse.

Në këtë takim ishin prezent përfaqësuesit nga Ministria e zhvillimit Rajonal dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale për Zhvillim Ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors