Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Junikut për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Sot më datë 26.05.2022, znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP -së dhe z. Butrint Marmullaku – Zyrtar për Menaxhim të Projekteve në MZHR morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasi Zviceran dhe Komunës së Junikut për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.

Caritas Zviceran dhe Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje bashkepunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në shkollat e mesme të komunës së Junikut, aktivitete këto priten që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimit dhe implementimin e tij në komunën e Junikut.

Projekti YENI bashke financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Caritas Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors