Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka sod gjatë ditës priti në takim Delegacionin nga Republika e Turqisë

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, më datë 14 Qershor 2022 realizoi takim me Kryetarin e Komunës së Osmangazit, z. Mustafa Dündar, Deputeti i AK Partisë nga Bursa, z. Refik Özen, Deputeti i AK Partisë nga Adana, z. Ahmet Zenbilci, Deputeti i AK Partisë nga Bursa dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë së Kosovës, z. Zafer Işık dhe delegacioni që e shoqëronte.
Në takimin që u zhvillua, ministri z. Damka  nënvizoi se Republika e Turqisë, vazhdon ta mbështesë Kosovën në çdo fushë. 

Ministri njëkohësisht falënderoi Bashkësinë Metropolitane të Bursës dhe Komunën e Osmangazit për mbështetjen e tyre në kuadër të komunave binjakizuar në Republiken e Kosovës.

Delegacioni Turk ka falënderuar ministrin për mikpritjen e treguar.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors