Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Malishevës, për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

Sot më datë 15.08.2022, në ambijentet e Komunës së Malishevës u nënshkrua  marrëveshja e bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Malishevës, për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”

CARITAS-i Zviceran dhe Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe CARITAS-it Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.

Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në tri (3)  Shkolla të Mesme të Larta të komunës së Malishevës, këto aktivitete pritet që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në prezencë të z.Ylber Çitaku zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, Departament ky përgjegjës për Koordinim dhe zbatim të Projektit YENI, nënshkruhet Marrëveshja nga kryetari i Komunës z.Ekrem Kastrati, znj.Arbëreshë Krasniqi Drejtoreshë për Arsim dhe Edukim në Malishevë dhe z.Kreshnik Basha Menagjer i Programit,

Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe u zotuan se do të punohet me përkushtim në implementimin e këti Projekti në tri (3) Shkolla të Mesme të Larta (SHML) të Komunës së Malishevës.   

Projekti YENI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës dhe CARITAS-i Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors