Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) mbajti takim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (USHAF)

Sot me datë 01.09.2022 u mbajt takimi i bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve: MZHR dhe USHAF lidhur me  pilotimin e sistemit SPSS për matjen e performancës rajonale si dhe finalizimin e pyetësorëve te standardizuar  për mbledhjen e të dhënave nga akterët relevant .

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i funksionalizimit  të sistemit SPSS sipas rajoneve zhvillimore , për mbledhjen e të dhënave dhe bartjen e tyre në SPSS.

Të dy institucionet u zotuan në vazhdimin e bashkëpunimit deri në finalizimin dhe implementimin e plot të SPSS-it. Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal te balancuar si sistem adekuat per matjen e performances rajonale. 

Në takim morën pjesë znj. Fakije Zejnullahu – Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, z. Besim Kamberaj – zv. Sekretari i Përgjithshëm në MZHR, z. Arton Berisha – Drejtor i DPASER, znj. Vjendita Avdiu-Musliu – Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, znj. Fatmire Thaçi – Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonale, z.Xhevat Sefaj-  Zyrtar i DPASER dhe Blinda Bytyqi- Konsulentë për Zhvillim socio-ekonomik Rajonal të Balancuar.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors