Departmentet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal realizuan takimin bashkëpunues me Oden Tregtare Kosovaro – Turke ( OTKT)

Sot me datë 03.10.2022, Drejtori i Departmentit për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale z. Arton Berisha dhe Drejtori i  Departmentit për Zhvillim Rajonal z.Ylber Citaku bashkë me zyrtarët tjerë nga DPASER dhe Oda Kosovaro-Turke, mbajtën takim të përbashkët për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për promovimin e zhvillimit rajonal të balancuar përmes katalogjeve promovuese të biznese që MZHR i  mbështet përmes Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar ( PZHRB).

Gjithashtu u bisedua dhe dakordua për pjsëmarrje të bizneseve në panaire të ndryshme ndërkombëtare për të promovuar bizneset, veprimtaritë si dhe thellimin e kontakteve të ndryshme për bashkëpunime mes dy vendeve. Palët u dakorduan që të inicojnë bashkëpunimin e tyre mes dy institucioneve dhe koordinohen për aktivitetet e lartëcekuar.

Në takim morën pjesë: z. Esin Muzbek, Sekretar  i përgjithëshëm në OTKT, ekspertja e ekonomise ne Odë znj Oaza Binçe si dhe znj.Vjendita Avdiu-Musliu – Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar në MZHR. 
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors